“Jo, edhe pikë”, Momenti kur Nait Hasani kundërshton votimin e Dimal Bashës!

Situata në Kuvend është tensionuar pasi Nait Hasani ka kundërshtuar urdhrin për të votuar kandidatin e Vetëvendosjes, Dimal Basha, për kryetar të Kuvendit.
Ky qëndrim ka shkaktuar një diskutim të nxehtë mes Hasanit dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.
Indeksonline ju sjell momentin kur Hasani shpreh nervozizmin i cili qoi me votë kundër.
Pas tij, edhe 3 deputetë tjerë të PDK-së votuan kundër, Kosovare Murseli, Fadil Demaku dhe Ganimete Musliu.
