Jo i gjithë trupi plaket përnjëherë, këto dy pjesë plaken të parat
Të gjithë shkojmë ngadalë drejt plakjes. E me moshën vijnë edhe disa ndryshime në trupat tanë.
Disa pjesë të trupit tonë, ndaj të cilave sado të kujdesemi, tregojnë që jemi duke u rritur ose duke u plakur më shpejtë.
Duart
Meqë duart tona janë vazhdimisht nën ekspozimin e diellit, madje edhe në dimër,
ato janë ndër pjesët e trupit ku rrudhat shfaqen më shpejt. Aplikoni krem
kundër pjekjes. Lëkura e duarve është e hollë, ndaj aplikimi i kremrave është
mënyra më e mirë për t’i mbrojtur ato.
Fytyra
Në të vërtetë, ndodh që edhe individët 25 vjeç mund të kenë disa shenja
rrudhash të lehta në ballë apo rreth syve. Për fat të keq, dielli mund të
shkaktojë probleme shtesë. Aplikoni kremra kundër diellit dhe plakjes çdo ditë.
Nevojitet larja e fytyrës rregullisht.