“Jo më djalë i mirë”, Trump mesazh Iranit, poston foto me mitraloz
Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar një fotografi të re në Truth Social.
Ai paralajmëroi Iranin me anë të kësaj fotoje, duke thënë se regjimi duhet të “mërrë masa” dhe se Irani nuk di “si të nënshkruajë një marrëveshje jobërthamore”.
“Irani nuk po arrin të marrë veten. Nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jobërthamore. Më mirë të bëhen të zgjuar sa më shpejt”, shkruan Trump.
Imazhi i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale shfaq presidentin amerikan me një mitraloz të rrethuar nga shpërthimet.
“Jo më djali i mirë”, thuhet në mbishkrim.


