Jo më kohë shtesë për lëndime, lojtarët largohen ku e kanë më së afërmi vijën anësore
Koha shtesë për të kompensuar minutat e humbura në zëvendësime së shpejti mund të hiqet në një ndryshim të jashtëzakonshëm të rregullave.
Krijuesit e rregullave në Bordin Ndërkombëtar të FA shpresojnë të luftojnë taktikat e qëllimshme të humbjes së kohës që ndodh shumë shpesh, shkruan IndeksOnline.
Sipas këtij rregulli të ri të propozuar, lojtarët do të detyrohen të largohen nga vija më e afërt anësore që kanë, e jo të ecin ngadalë derisa zëvendësohen.
Aktualisht, në Premier League mesatarja e një ndeshje të luajtur është vetëm 55 minuta – në një ndeshje futbolli që zgjat 90 minuta.
Tani ligjvënësit po marrin masa drastike për të rritur këtë numër, sipas The Times.
Një anëtar i bordit FA tha: “Mënyra për të ulur kohën e humbur, përshpejtimin e lojës dhe rritjen e kohës së lojës është një nga prioritetet tona”.
“Gjyqtarët shtojnë 30 sekonda për një zëvendësim, por në praktikë mund të hanë më shumë kohë se kaq” , thotë tutje ai.
Vlen të theksohet se loja mes Cardiffit me Burnley ka pasur në total 42 minuta e d2 sekonda aktiv, në 90 minuta. /IndeksOnline/