75 Mall Live Search
08:53 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / G T

“Jo me ‘patika’ në fushë”, momenti kur Vincent Kompany u rrëzua, duke e larguar topin

Skuadra e Bayern Munchen barazoi 1:1 ndaj Celticut për t’u kualifikuar në raundin tjetër të UEFA Champions League.

Trajneri belg i klubit gjerman, Vincent Kompany ishte tejet i nervozuar me skuadrën e tij deri në minutat e fundit, kur erdhi goli i barazimit, shkruan Indeksonline

Madje gjatë një aksioni, Kompany u fut në fushë për ta larguar një top të dytë dhe u rrëzua, për t’u bërë “meme” pastaj në rrjetet sociale.

Kritikat ndaj tij kanë filluar menjëherë, sigurisht në formë shakaje. Të cilët i thonë ish-lojtarit të Manchester Cityt, që në fushë nuk futet me patike, por me atlete sportive.

Kujtojmë që dy kundërshtarët e mundshëm të Bayern Munchen në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, janë: Bayer Leverkusen dhe Atletico Madrid./Indeksonline/