16:40 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Jo në muaj të mjaltit, Gjiko dhe Elita me prindërit pranë plazhit! Zbulohet edhe barku i saj i fryrë

Bujë të madhe pati bërë lidhja e tyre e publikuar nga Indeksonline.

Por edhe më shumë u komentua dasma e tyre madhështore. Sigurisht shkëlqimin më të madh kësaj dasme i dha vetë prezantuesja Elita Rudi.

Elita dhe Gjiko të cilët do të bëhen edhe prindër siç duket ende nuk kanë nisur muajin e mjaltit pasi këtë vikend zgjodhën të udhëtojnë bashkë me prindërit.

Është pikërisht Gjiko i cili ka publikuar një video afër një plazhi por që në të njëjtën kohë ka realizuar disa insta-story, ku në fokus ka pikërisht bashkëshorten, Elitën, transmeton Indeksonline.

E veshur në të zezë Elita duket shumë e bukur e që i dallohet edhe barku mjaft i rritur. Sigurisht se dyshja do të kenë edhe një bekim të ri në jetën e tyre, përpos dashurisë./Indeksonline/


https://www.instagram.com/stories/gjikotheflyboy/?hl=en