“Jo nuk ishte”, gjyqtari suedez komenton ndërhyrjen Saka-Neuer: Portieri nuk lëvizi!

Skuadra e Arsenalit ka barazuar 2:2 ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League.
Ekipi vendas kërkoi një penallti në minutat e fundit, ku Bukayo Saka u ndal në zonën e 16-metërshit nga portieri Manuel Neuer, shkruan LIG Sport.
Gjyqtari nga Suedia, Glenn Nyberg i cili ishte në “Emirates” për ta ndarë drejtësinë thotë se kjo nuk ishte penallti.
“Ishte Saka ai që kërkoi kontaktin. Neuer nuk lëvizi fare, nuk e lëvizi këmbën”, tha gjyqtari suedez
Kujtojmë që kjo situatë ka nxitur shumë reagime në rrjetet sociale, me disa që thonë se ishte penallti e disa jo.