20:29 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / Gj. Sh

Jo rastësishtë është një nga portierët më të mirë në botë, Neuer bëri një pritje fantastike ndaj Hungarisë (VIDEO)

Gjermania mposhti Hungarinë me rezultat 2-0 dhe siguroi kualifikimin në fazën e play-offit, të Kampionatit Evropian.

Krahas golave të Musiala e Gundogan, një nga meritorët për këtë fitore ishte e Manuel Neuer, shkruan IndeksOnline.

Portieri i Bayern Munchenit bëri një pritje fantastike në pjesën e parë, duke mos lejuar Hungarinë të barazoj rezultatin.

Kjo pritje e Neuer po vlerësohet si më e mira deri më tani në Euro 2024./IndeksOnline/