17:32 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Jo të gjithë njerkët janë të këqij, ja si e befason kjo vajzë burrin e nënës (Video)

Nuk janë të gjithë njerkët të këqij sikurse paraqiten në filma apo seriale për fëmijë.

Një të tillë e ka edhe Makayla Dabney, një 18 vjeçare nga Cuyanhoga Falls e Ohajos, e cila për Krishtlindje i bëri një dhuratë interesante njerkut të saj, transmeton Indeksonline.

Ajo këtë ditë të veçantë në një kuti të zbukuruar me shumë mbështjellës i ka dhuruar atij letrat e adaptimit.

Makayla i ka kërkuar njerkut që ta adaptoj atë dhe të bëhet babai i saj edhe zyrtarisht.

Atij i duhet 5 minuta për të hapur dhuratën, të cilën kur e hap dhe sheh befasinë brenda saj, fillon të qaj.

“Është letra e birësimit, një falënderim për babain e mrekullueshëm që më ka ndihmuar që kur isha 5 vjeçe”, tha ajo. /Indeksonline/

Temat: