75 Mall Live Search
15:05 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / OSH

Jo veç asfalt, Prishtina po merr pamje të bukur, gjelbërohet në hyrje të saj

Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i stinës së verës, e gjelbërimi është ai që karakterizon këtë stinë.

Zakonisht sa herë që flitet për kryeqytetin, tregohet se si është i ‘zhytur’ në asfalt, e ndërtesa të një pas njëshme.

Mirëpo kësaj radhe do të flasim për mbjelljen e fidanëve që po bëhen në disa pjesë të saj, duke bërë kështu që të krijohet një ambient sa më i mirë për sy e për shëndet për të gjithë qytetarët që jetojnë e veprojnë në kryeqytet.

Punëtorët e “Hortikulturës”, janë para pasditen e sotme teksa po mbillnin fidane e po kositnin barin në një ndër rrethet që janë në hyrje të Prishtinës, përkatësisht afër rrethit të flamurit.

Ata mbillnin drunj dekorativ e lule.

IndeksOnline ju sjell pamje: