Jo veç futja e AAK-së, që nga sot pritet të ketë edhe ndryshime të tjera në Komunën e Prishtinës

Përveç AAK-së dhe LDK-së së e Prishtinës që pritet sot të zyrtarizojnë koalicionin, do të ketë edhe ndryshime të tjera në Komunën e Prishtinës.
Ndryshime do të ketë te Drejtoria e Shërbimeve Publike, ku do të ndahet për gjysmë dhe do të krijohet një drejtori e re, Drejtoria e Mobilitetit.
Edhe Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapsinor do të ndahet në dy drejtori, nuk do të funksionojë siç ka qenë më parë.
Arben Sadiku pritet të lëvizë në Drejtorinë e Planifikimit Hapsinor, ndërsa këshilltari i kryetarit Rama, Florent Maliqi do të emërohet drejtor i Urbanizmit.
Gjithashtu Indeksonline mbrëmë raportoi se AAK-ja dhe LDK-ja e Prishtinës pritet që sot do të zyrtarizojnë koalicionin, ku Kushtrim Mushica, pritet të jetë drejtor i ri i Sportit, ndërsa Valbona Vitija-Ajeti, do të bëhet drejtoreshë e Administratës.
Pas disa ditësh pritet që të formohet edhe Drejtoria e Mobilitetit, e cila poashtu do t’i takojë AAK-së.
Së shpejti pritet që të ketë edhe ndryshime në trupat udhëheqëse të ndërmarrjeve publike./Indeksonline/