75 Mall Live Search
11:47 / E Martë, 10 Qershor 2025 / L A

Jo veç Gjimshiti, sonte Shqipëria do të jetë edhe pa Ajetin

Arlind Ajeti do të mungojë në ndeshjen e sotme ndaj Letonisë.

Arsyeja e mungesës së tij është një lëndim që mbrojtësi kishte pësuar gjatë stërvitjeve.

Ditën e djeshme ai u stërvit veçmas dhe ka qenë nën monitorimin e mjekëve. Pavarësisht përpjekjeve, Ajeti nuk ka mundur të rikuperohet dot në kohë.

Përpos Ajetit do të mungojë edhe kapiteni, Berat Gjimshiti, i cili është i suspenduar shkaku i kartonave të grumbulluar.

Në vend të tyre mund të startojnë Ardian Ismajli dhe me gjasë Adrian Bajrami ose Marash Kumbulla.

Ndeshja e sotme pritet të zhvillohet në Riga të Letonisë, në orën 20:45./IndeksOnline/