75 Mall Live Search
16:30 / E Mërkurë, 02 Prill 2025 / AR

Jo veç gratë, edhe DiCaprio lyen flokët e vetullat

Leonardo DiCaprio tërhoqi vëmendjen në CinemaCon të këtij viti në Las Vegas, ku prezantoi filmin e tij të fundit “Një Beteje Pas Tjetrës”.

Përveçse ishte filmi i tij i parë i madh që nga Killers of the Flower Moon në 2023, DiCaprio befasoi edhe me pamjen e tij të re, transmeton Indeksonline.

Aktori 50-vjeçar është shfaqur në tapetin e kuq me flokë, mjekër dhe vetulla të lyera, gjë që shumë media e cilësuan menjëherë si “krizë”.

Atij iu bashkuan në këtë event koleget e tij të filmit, Teyana Taylor (34) dhe Regina Hall (54), të cilat gjithashtu tërhoqën vëmendjen me zgjedhjet e tyre të modës.

DiCaprio më parë kishte flokë dhe vetulla më të çelura./indeksonline/