75 Mall Live Search
11:41 / E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 / OSH

Jo veç KEK-un, Janina Ymeri ka një paralajmërim edhe për gurëthyesit

Deputetja e LDK-së ka paralajmëruar se do të nis hetimet për licencat e gurëthyesve. “Nga nesër do nisë punën edhe Komisioni për ekonomi, tregti, industri edhe inovacion.
Krahas ndërmarrjeve publike ku hyn si produkt edhe energjia elektrike, do analizoj edhe problemin e licencave për gurëthyesit.
Është ankesa më e shpeshtë që kam pranuar pas problemeve me energji elektrike.
Plus kësaj, çfarë është me shumë rëndësi, gjendja na ka bërë të rritet importi i produkteve përcjellëse prej Serbisë edhe nuk ka nevojë nëse problemi është mungesë licencimi.
Sido që të jetë gjendja do shoh anën ligjore, ekzekutive krahas ankesave nga odat/bizneset për të ardhur në përfundime konkrete”, shkruan Ymeri në njoftim./Indeksonline/