75 Mall Live Search
23:52 / E Martë, 30 Korrik 2024 / MSH

Jo veç në Shëngjin, edhe një fshat i Suharekës sonte po përballet me zjarrin

Zjarri ka kapluar pjesë të shumta të Shqipërisë, teksa autoritetet gjatë tërë ditës janë munduar të parandalojnë përhapjen e tij.

Zjarr është shpërndarë edhe në një fshat të Suharekës.

Indeksonline raporton se në fshatin Vraniq janë ndezur disa pemë, zjarri i të cilave është shpërndarë.

Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa banorët po mundohen ta ndalojnë.

Në videon e siguruar, banorët dëgjohen duke u munduar të gjejnë zgjidhje për të shuar zjarrin, gjithnjë duke paralajmëruar njëri-tjetrin të kenë kujdes.

Indeksonline ju sjell pamje: