Jo veç në Suharekë, Bali Muharremaj po merr mbështetje edhe nga mërgata për balotazhin e 9 nëntorit
Kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj ka marrë mbështetje edhe nga mërgata për balotazhin që do të zhvillohet më 9 nëntor.
Mërgimtari nga Suhareka, Faton Kolgeci ka thënë se pavarësisht se po sulmohet në të gjithe anët në këto ditët e fundit; ai po dëshmon se është i palëkundue deri në fitore.
Kolgeci kishte organizuar mbi 100 mërgimtarë në raundin e parë nga Italia në mbështetje të kryetarit aktual.

