14:49 / E Premte, 04 Dhjetor 2020 / OSH

Jo veç Projekligji për Rimëkëmbje, në Kuvend sot u votua edhe një Rezolutë e shumëpritur

Kuvendi i Kosovës sot ka votuar Rezolutën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Kjo rezolutë është propozuar nga deputeti i LDK-së, Fetah Rudi.

Rezoluta përmbanë tri pika kryesore, të cilat i ka publikuar deputeti Rudi.

“I lumtur që sot Kuvendi i Kosovës, bashkë me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, votoi edhe Rezolutën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, e propozuar nga unë në debatin e djeshëm parlamentar.
REZOLUTË PËR TË DREJTAT E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA

  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës deklaron përkushtimin për përmirësimin e kuadrit kushtetues dhe ligjor për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.
  2. Inkurajohen institucionet e autorizuara, që të propozojnë amendament kushtetues për përfshirjen e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, në nenin 22 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si instrument ndërkombëtar i zbatueshëm drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës.
  3. Viti 2022, shpallet vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës” shkruan Fetah Rudi në njoftim.