Jo veç si këngëtare, Dhurata e “djeg lojën” edhe në vallëzim!

Dhurata Dora padyshim mund të konsiderohet si një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare aktualisht.
Artistja e njohur prej vitesh sjell hite që vazhdojnë të dëgjohen akoma, ndërsa s’ka dyshim që kënga e saj që ka thyer çdo rekord është “Zemër”, projekt ky që ka kaluar shifrën e mbi 400 milionë klikimeve në Youtube.
Ndërsa, gjatë kësaj kohe kur të gjithë po qëndrojnë në shtëpi, Dhurata ka shfrytëzuar kohën për të perfeksionuar vallëzimin.
Së fundi ajo është paraqitur në disa video të ndryshme duke vallëzuar, e njëjtë ka vepruar edhe këtë herë në një të tillë që ka ndarë me adhuruesit në Instagram.
Dhurata në një video të realizuar nga ballkon shihet teksa realizon një vallëzim provokues ku në pah janë edhe linjat e saj seksi të trupit.
Ndryshe, kënga e saj e fundit është “Lass Los” në bashkëpunim me reperin, Azet./Indeksonline/