11:57 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Jo veç Superliga, shumë interesante edhe Liga e Parë

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 11-të të Ligës së Parë të Kosovës.

Gara për vendet e para që dërgojnë në Superligë është shumë e nxehtë me pesë skuadra kryesore në garë.

Liria dhe Istogu ndajnë dy pozitat e para me nga 21 pikë, dy më shumë se Malisheva dhe Arbëria me nga 19 pikë, derisa Besa është e pesta me 18 pikë.

Pas dështimit vitin e kaluar në Superligë, Liria po kërkon rikthimin dhe është në rrugën e duhur për të arritur.

Befasia e këtij edicioni është Istogu i drejtuar nga Valdet Shoshi që po shihet si rivali kryesor i Lirisë për t’u ngjitur në nivelin superior.

Dështimi më i madh në Ligën e Parë, padyshim se është Vëllaznimi, i cili ka një krizë të madhe dhe aktualisht është në vendin e fundit me pesë pikë. /IndeksOnline/