Jo vetëm De Jong, Barça ka kryer punë edhe me De Ligt
Frenkie de Jong te Barcelona do të ndiqet edhe Matthijs de Ligt.
Duke iu referuar atyre çfarë shkruajnë mediat të ndryshme drejtuesit e klubit blaugrana e kanë arritur marrëveshjen me Ajaxin dhe menaxherin e futbollistit Mino Raiola për transferimin e mbrojtësit 19-vjeçar në Camp Nou verën e ardhshme.
Njeriu që eliminoi Juventusin nga Champions League me golin e tij pritet t’i kushtojë arkave të Barcelonës rreth 80 milionë euro, me 70 prej tyre që do të shkonin në arkat e Ajaxit ndërsa 10 milionë të tjera në xhepat e agjentit të lojtarit Mino Raiola.
Marrëveshja është arritur por ajo do të bëhet zyrtare vetëm në fund të sezonit ndërkohë që de Ligt dhe de Jong me praninë e njëri-tjetrit do ta kenë më të lehtë përshtatjen te Barcelona ndërkohë që blaugrana me shtatlartin 19-vjeçar në skuadër do të blindonin edhe qëndrën e mbrojtes me de Ligt që shikohet si pasuesi ideal i Gerard Pique i cili është në vitet e tij të fundit të karrierës.