Jo vetëm Dua, edhe motra e saj bëhet e famshme, por si modele
Dua Lipa momentalisht është një nga emrat më të suksësshëm në botë.
Këngëtarja që bëri histori të dielën që lamë pas duke rrëmbyer dy çmime në Grammy Awards, po vazhdon të ngjitet në majat e suksesit.

Por, jo vetëm ajo, edhe motra e saj Rina ka nisur një karrierë drejt famës, por ajo si modele.

Rina ka pozuar për revistën Red Milk, ku edhe ka dalë në ballinën e kësaj reviste amerikane.
Madje revista ka shkruar për 17 vjeçaren, ku thuhet se ajo aspiron të bëhet në të ardhmen aktore./Indeksonline/
