75 Mall Live Search
17:08 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / G T

Jo vetëm Ismajli, në Serie A lëndohet edhe Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti është lënduar në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Atalantas në barazimin 0:0 ndaj Udineses.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë u largua nga fusha në minutën e 24’të shkaku i një lëndimi.

Nuk dihet ende se për çfarë lëndimi bëhet fjalë dhe kjo pritet të merret vesh gjatë këtyre orëve në vazhdim.

Përveç Gjimshitit, në Serie A sot u lëndua edhe Ardian Ismajli, në ndeshjen mes Empolit dhe Lecces./Indeksonline/