Jo vetëm kosovarët, shumë turistë nga Shqipëria ia mësynë Brezovicës këtë vikend
Derisa kosovarët gjatë verës preferojnë plazhet shqiptare të shtetit fqinj, Shqipërisë, edhe Kosova ka një atraksion që i tërheq ata.
Kështu, gjatë dimrit, qendra e skijimit, Brezovica mbetet destinacion për të gjithë ata që e duan adrenalinën dhe ajrin e pastër, shkruan Indeksonline.

Këtë vikend që po përcillet me reshje të dendura të borës, pos qytetarëve nga Kosova, Brezovicën e përzgjodhën edhe një numër i madh i turistëve nga Shqipëria.
Indeksonline ka realizuar disa foto të veturave dhe autobusëve me targa të Shqipërisë, të cilët ia kishin mësyrë Brezovicës për relaksim.

Pavarësisht rrugës që nga reshjet e borës nganjëherë bëhet më e vështirë për qarkullim, kjo nuk i pengoi ata që të marrin rrugën nga Shqipëria për të kaluar fundjavën në vendin tonë.
Kujtojmë se Brezovica gjatë dimrit mbetet njëri nga vendet më të frekuentuara nga turistët, për shkak të aktiviteteve që ofron. /Indeksonline/

