21:03 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm me performancë, por edhe në dukje, Dua shkëlqeu sonte në Kiev (Video)

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, këngëtarja kosovare Dua Lipa hapi ceremoninë e finales së madhe të Ligës së Kampionëve.


Ajo performoi hitet e saj, teksa u paraqit me një koreografi fantastike, e cila ‘ndezi’ atmosferën para ndeshjes së madhe Liverpool-Real Madrid.


Përveç përformancës, ajo shkëlqeu edhe me paraqitjen e saj. Dua kishte zgjedhur ngjyrën e bardhë, me një palë pantallona të shkurtër ngjyrë bronzi dhe atlete, ajo thjeshtë duket si kurrë më parë.


Ky është një nga sukseset më të mëdha të këngëtares e cila dita-ditës, po shënon kthesa të mëdha në karrierën e saj artistike./Indeksonline/