Jo vetëm Messi, Inter Miami kërkon transferimin e tre shokëve të tij

Inter Miami ka arritur të transferoj sulmuesin Lionel Messi.
Te dyja palët kanë njoftuar se marrëveshja është arritur, dhe se argjentinasi sezonin e ardhshëm do të luaj në kampionatin amerikan MLS, shkruan IndeksOnline.
Por skuadra e Inter Miamit nuk e ka ndërmend të ndalet me transferimin e Messit.
Sipas mediave ndërkombëtrae, ata kanë tre objektiva të tjerë për ta përforcuar skuadrën, dhe të gjithë janë shokë të “pleshtit”.
Ish-shoku i Messit te Barcelona, Sergio Busquets raportohet se është afër transferimit te Inter Miami.

Gjithashtu edhe dy argjentinasët, Angel Di María dhe Leandro Paredes janë në objektivat e klubit amerikan për sezonin e ardhshëm.
Përveç se te Argjentina, Messi ishte shokë skuadre me Di Marian dhe Paredes te skuadra e PSG-së./IndeksOnline/
