Jo vetëm N’Dicka, edhe një ish-futbollist tjetër i Romës përfundoi në spital

Jo vetëm N’Dicka . Edhe në anën tjetër të botës, një ish-lojtar i Romës u lëndua dhe përfundoi në spital. Bëhet fjalë për Vina, mbrojtësin që u largua nga fusha pas një përplasjeje koke me Adriano Martins.

Anësori u lëndua gjatë ndeshjes mes Flamengos dhe Atletico Goianiense.
Ai fillimisht ka mbetur në stol për të pushuar, por më pas është ndjerë. i sëmurë dhe për këtë arsye u dërgua në spital.
Vina iu nënshtrua testeve të kokës, të cilat për fat të mirë nuk zbuluan dëmtime në tru. Ai tani do të kthehet në Rio de Zhaneiro./Indeksonline/