75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 01 Prill 2019 / indeksADMonline

Jo vetëm në Ankara, partia e Erdogan në humbje edhe në Stamboll

Gjatë ditës së djeshme në Turqi janë zhvilluar zgjedhjet lokale për kryetar të bashkive dhe kuvendet komunale.

Kandidati i Partisë Popullore Republikane (CHP), Ekrem Imamoglu është duke prirë me vota në Stamboll, duke lënë prapa partinë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan (AKP).

Sipas kreut të Bordit të Lartë zgjedhor, Sadi Guven, kandidati Ekrem Imamoglu nga CHP pati 4.159.650 vota dhe Binali Yildirim nga partia e Erdogani-it kishte 4.131.761 vota,raporton Reuters, transmeton Indeksonline.

Por ai nuk bëri të ditur specifikisht se sa vota janë numëruar.

Duhet përkujtuar që mbrëmë u raportuar se partia e Erdogan humbi edhe në Ankara, pas 25 vitesh./Indeksonline/