75 Mall Live Search
17:13 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Jo vetëm në basketboll – Kosova dhe Shqipëria formojnë edhe ligën e përbashkët në Volejboll

Pas zyrtarizmit të Ligës Unike për Basketboll që do ta kenë Kosova dhe Shqipëria, sot Komiteti Olimpik i Shqipërisë ka njoftuar se të dyja vendet do të kenë edhe një ligë tjetër.

Fjala është për një ligë të përbashkët të Volejbollit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, shkruan IndeksOnline

KOKSH, përmes një postimi në “Twitter” ka bërë të ditur se sot është arritur marrëveshja që Federata Shqiptare e Volejbollit dhe Federata e Voljebollit të Kosovës të kanë një ligë të përbashkët.