12:30 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm në Kosovë, në një pjesë të Londrës mblidhen 700 tonë mbeturina

Një “mal” me mbeturina prej 700 tonësh u zbulua në bodrumin në perëndim të Londrës.

Zyrtarët thanë se një komunitet i vogël i njerëzve të pastrehë kishte ndërtuar një grumbull të të mbeturinave në këtë pjesë, transmeton Indeksonline.

Ata e quajtën atë më të keqin ndonjëherë, ku mbeturinat ishin të pafundme.

Të paktën pesë njerëz jetonin  mes xhamave të thyer, qindra shisheve bosh të alkoolit dhe thuhet se dhjetëra të tjerë mund ta kenë përdorur këtë vend si strehë.

Për krahasim, 300 ton mbeturina pastrohen mesatarisht pas karnavalit ‘Notting Hill’ çdo vit, që tërheq rreth një milion njerëz gjatë fundjavës së pushimeve bankare të gushtit./Indeksonline/