08:01 / E Hënë, 25 Qershor 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm në Turqi e Prizren, fitorja e Erdoganit u festua edhe në Novi Pazar (Foto)

Arritja e Reccep Tayyip Erdogan të rizgjedhet presidenti i Turqisë edhe për një mandat u festua në Turqi por edhe më gjerë.

Përpos në Prizren, fitorja e Erdogan u festua edhe në Novi Pazar, transmeton Indeksonline.

Rreth orës 22:00 banorë të shumtë të Novi Pazar-it filluan të festojnë për zgjedhjen e Erdogan në krye të shtetit turk për mandatin e tij të dytë.

Ata mbanin flamuj të shumtë, brohorisnin e festonin për të./Indeksonline/