75 Mall Live Search
10:49 / E Martë, 12 Gusht 2025 / L A

Jo vetëm Savinhon, Tottenhami hedh sytë edhe tek ylli tjetër i Premierligës

Tottenhami po dëshiron të përforcohet në repartin e sulmit.

Largimi i Son-it drejt MLS-së, ka lënë një zbrazëti te skuadra angleze ku po mendon të përforcohet për sezonin e ri.

Pas interesimit për Savinhon, Tottenhami ka nisur bisedimet edhe me Crystal Palacen, ku po interesohet për yllin e Crystal Palace, Eberechi Eze.

Tottenhami shpreson të përfundojë këto dy marrëveshje sa më shpejtë, në mënyrë që të përmirësojnë gabimet e tyre në sezonin që lamë pas.

“Spurs”, ka mundësinë të fitojë trofeun e dytë këtë vit, pasi që do të përballet ndaj PSG-së, në Superkupën e Evropës nesër në orën 21:00./IndeksOnline/