75 Mall Live Search
13:00 / E Hënë, 20 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Jo vetëm shqiptarët kanë problem me viza, modelet më të famshme në botë s’po mund t’i marrin (Foto)

Pas viteve të xhirimit të shfaqjes më të madhe të modës në qytetin e Nju-Jorkut, Victoria’s Secret ka udhëtuar për në Londër, Paris, Kanë dhe Los Anxhelos, por gjiganti i të brendshmeve këtë herë do të shkojë në Shangai.

Por përkundër parashikimit, duket se debutimi i markës së brendshme në qytetin kinez nuk është realizuar plotësisht, transmeton Indeksonline.

Ndërsa organizatorët e shfaqjes përpiqen ta rikthejnë në rrugë të mbarë duke ndjekur një varg problemesh për të marrë vizat për modelet dhe interpretues e të tilla si Gigi Hadid dhe Katty Perry, tani ata gjithashtu pretendojnë se email-et janë duke u kapur nga autoritetet kineze.

Madje vetë stafi i VS-së në Kinë dëshiron të diskutojë se çfarë po ndodhë sa i përket zëvendësimeve për ato që i janë refuzuar viza dhe aranzhimet alternative, por por siç duket është e pamundur.

Si rezultat i politikave strikte të vendit, disa prej modeleve më të famshme të kësaj marke,  nuk janë në gjendje të paraqiten ne ngjarje më të madhe të vitit, përderisa është vetë Gigi Hadid ka njoftuar se nuk do të mund të marrë pjesë./Indeksonline/