22:30 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Jo vetëm si aktor, Cagatay Ulusoy i mirë edhe në kuzhinë

Cagatay Ulusoy konsiderohet si një nga aktorët më të mirë turk, fama dhe sukseset e të cilit kanë kaluar edhe kufijtë Evropian.

29 vjeçari më së miri njihet si protagonistë në serialin “The Protector” që është një nga më të shikuarit në platformën Netflix.

Aktori krahas karrierës është tejet i komentuar edhe për jetën e tij private, aktualisht ai është në lidhje me aktoren turke, Duygu Sarisin.

Partnerja e tij së fundi është fotografuar nga mediat turke e cila tregoi se kjo është hera e parë që ajo ka dalur në rrugë pas dy muajsh.

E pyetur për të dashurin e saj Cagatay dhe për kohën e kaluar me të në karantinë, ajo u shpreh “Cagatay është i mirë në kuzhinë por për këto pyetje specifike të mos flasim shumë”.

Cagatay dhe Duygu po qëndrojnë në karantinë së bashku në shtëpinë e tyre në Zekeriyaköy./Indeksonline/