75 Mall Live Search
16:43 / E Diele, 26 Shtator 2021 / AR

Jo vetëm si këngëtare, Dua e suksesshme edhe në këtë fushë

Është një dëshmi se Dua Lipa do të mund të debutonte në karrierë edhe si modele.

Pas paraqitjes së saj në javën e modës në Milano, këngëtarja postoi në Instagram një pamje mbresëlënëse që i bëri fansat të tërboheshin nga bukuria e saj, transmeton Indeksonline.

dua-lipa-kafka-crop-top

Këngëtarja e hitit ‘Levitating’ tregoi fizikun e saj teksa u kombinua me sytjena të zeza.

dua-lipa-pistë

“Duke festuar dashurinë tonë mbrëmë në lago di como @lorenzoposocco ,” shkroi ajo në mbishkrimin e postimit që mori miliona pëlqime e komente pozitive./Indeksonline/