75 Mall Live Search
20:33 / E Hënë, 25 Nëntor 2024 / Gj. Sh

Jo vetëm Yamal, Flik konfirmon mungesën edhe të një tjetër lojtari

Barcelona përballet nesër me Brest në Champions, një ndeshje kjo që vlen për raundin e pestë të Champions.

Katalanasit po vuajnë problemet me dëmtimet, ndërsa është Flik që ka konfirmuar një prej atyre në pikëpyetje.

Bëhet fjalë për Balden, lojtarin e ardhur nga “La Masia”. Njësoj si Yamal, as ai nuk do të jetë i disponueshëm për shkak të problemeve muskulore.

“Balde kishte probleme muskulore në javën e kaluar dhe përpara ndeshjes së fundit. Ne menduam se do të luante, por nuk ishte e mundur. Sot po ndihet më mirë dhe mund të jetë një opsion për ndeshjet e ardhshme, por jo për nesër”, u shpreh Flik para ndeshjes në Champions.