Jo vetëm Zaniolon, Juventus dëshiron edhe Pellegrinin
Ndërsa të gjithë po flasin për Nicolo Zaniolon, Juventusi gjithashtu po mban një sy te mesfushori tjetër romak, Lorenzo Pellegrini.
Edhe pse bardhezinjtë janë padyshim serioz në ndjekjen e Zaniolo, drejtori sportiv Paratici ka identifikuar edhe Pellegrinin si një nënshkrim potencial.

Megjithatë, duket mjaft e vështirë që Juventus të transferoj secilin prej tyre, pasiqë Roma është duke ndjekur një projekt për të ardhmen dhe të dy lojtarët shihen si pjesë e këtij projekti.
Juventus thuhet se po përgatitë një ofertë prej 40 milionë euro për Zaniolon, e cila duket të jetë mjaft e vogël, duke ditur se italiani po vlerësohet si një zbulim i rrallë në futbollin italian.

Njejtë mund të thuhet edhe për Pellegrinin, i cili vlerësohet si ikona e së ardhmes në klubin romak, pasiqë është një lojtar vendas dhe është pjesë e Romës që nga mosha 12-vjecare. /IndeksOnline/