75 Mall Live Search
23:59 / E Hënë, 22 Korrik 2024 / Gj. Sh

Jo vetëm Zirkzee, Man Utd afër t’ia “rrëmbej” nga duart Milanit edhe mesfushorin francez

“Kuqezinjtë” kanë arritur akordin me lojtarin,Youssouf Fofana por duket se gjithçka ka ngecur ne negociatat midis klubeve, me Monaco që ende nuk ka pranuar ofertën e italianëve.

Nisur nga kjo gjendje, Manchester United ka kërkuar informacione për lojtarin francez, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2025.

Një situatë kjo që ngjason disi edhe me atë të Zirkzee, me Milanin që kontaktojë fillimisht sulmuesin, por ky i fundit më pas u transferua te Manchester United.