75 Mall Live Search
17:15 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Joachim Low po e mëson gjuhën spanjolle, sinjale të çarta për Real Madridin

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Joachim Low është duke mësuar gjuhën spanjolle.

Low do të largohet nga Gjermania në fund të Kampionatit Europian, shkruan IndeksOnline

Ashtu siç raporton gazetari, Christian Falk, Low është duke mësuar gjuhën spanjoll dhe klubi i tij i ëndrrave për ta menaxhuar është Real Madridi.

Skuadra madrilene para disa viteve ishte interesuar për shërbimet e Lowit, por ky i fundit i kishte refuzuar ata për shkak se ishte dëshironte qëndrimin në stolin e Gjermanisë.

Low përmes mediave gjermane e ka konfirmuar se pas aventurës me Gjermaninë, dëshiron që të bëhet trajner i ndonjë klubi europian./IndeksOnline/