75 Mall Live Search
11:55 / E Martë, 03 Shkurt 2026 / G T

Joan Laporta i premton kontratë të re Hansi Flickut, gjermani shpreh dëshirën të qëndrojë në Barcelonë

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick dhe presindenti, Joan Laporta ishin së bashku në një intervistë, ku folën për të ardhmen e tyre.

Flick u shpreh i kënaqur me kohën te Barcelona dhe shpreson të vazhdojë edhe më tej, shkruan Indeksonline

Nga ana tjetër, Laporta tha se nëse vazhdon si president – do të vazhdojë me trajnerin gjerman.

Hansi Flick: Jam i lumtur këtu. Shpresoj qe të qëndroj edhe për shumë vjet. E dua këtë klub.

Joan Laporta: Nëse rikthehem sërish si president pas zgjedhjeve, Hansi do jetë i lirë të qëndrojë me ne për sa kohë që dëshiron.

/Indeksonline/