Joao Felix hap derën për një rikthim te Benfica

Sulmuesi portugez, Joao Felix do të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar.
Mundësitë e limituara për të zënë një vend në formacion startues, e bën portugezin që të mendojë për të ardhmen e tij, ku si rrjedhojë kishte qenë i huazuar edhe te Milani.
Dhe tashmë flitet se portugezi është i hapur për një rikthim aty ku nisi gjithçka për të, te Benfica.
“Duke parë Bruno Lage si trajner, të cilin e njoh dhe ishte i rëndësishëm për karrierën time, më fiton pikë në vendimin tim për të ardhmen dhe e shoh me sy të mirë rikthimin te Benfica. Dhe ndoshta është vendi ku jam më i prirur”, tha Felix.
Sezonin e kaluar, Felix bëri 21 paraqitje me Milanin ku arriti të shënonte 3 gola dhe 1 asist./IndeksOnline/