Joao Felix i dëshpëruar pas eliminimit: Doja shumë të luaja në Ligën e Kampionëve për Milanin

Milani mbrëmë është eliminuar në Ligën e Kampionëve nga Feyenoordi.
“Rossonerët” nuk arritën të përmbysnin rezultatin e ndeshjes së parë, duke barazuar 1-1 në “San Siro”.
Ylli i Milanit, Joao Felix u shpreh i dëshpëruar nga eliminimi i mbrëmshëm, i cili arriti të luante vetëm dy ndeshje këtë sezon.
“Doja shumë të luaja në Ligën e Kampionëve për Milanin, por arrita të përjetoja vetëm dy ndeshje”. Ky është futbolli, ne të gjithë duhet të mësojmë, qofshin të rinj apo të vjetër”, u shpreh Felix.
Tashmë fokusi i “rossonerëve” është Serie A, ku do të tentojnë të hyjnë në top 4-she dhe Kupa e Italisë, ku të cilët janë në gjysmëfinale./IndeksOnline/