Joao Felix i papërmbajtshëm, i shënon dy gola Juventusit
Atletico Madrid – Juventus, ndeshja e vlefshme për International Champions Cup ka sjellur tre gola në pjesën e parë.
Fillimisht sfidën e hapi me gol talenti Joao Felix, i cili ka shënuar me një goditje fluturimthi.
Vetëm 5 minuta më pas Juventus është kunërpërgjigjur me Khediran, i cili barazoi me një gjuajtje nga jashtë zone.
Ky barazim nuk ka zgjatur shumë, me spanjollët që janë kthyer në avantazh përsëri me golin e Joao Felix.