75 Mall Live Search
20:07 / E Enjte, 12 Mars 2020 / indeksADMonline

Joao Felix në ‘dashuri’ me atmosferën e tifozëve të Liverpool

Ylli i Atletico Madridit, Jao Felix ka folur se si është ndjerë me atmosferën që është bërë në stadiumin e Liverpooli-it.

E siç duket atmosfera e kësaj ndeshje do t’i qëndrojë gjatë në mendje futbollistit.

Kjo pasi që Felix në një intervistë ka treguar që atmosfera në atë ndeshje ishte e jashtzakonshme.

“E kam parë në televizion, mirëpo ta shohësh live me një atmosferë kaq të mrekullueshme…. Vështirë që dikush do të kishte fituar këtu andaj ne jemi shumë të lumtur”.

Po ashtu futbollisti tregoi se e kishte përqafuar Jurgen Klopp pas përfundimit të ndeshjes./IndeksOnline/.