75 Mall Live Search
16:48 / E Diele, 25 Gusht 2024 / G T

Joao Felix shënon në debutim me Chelsean, “shpërthejnë” Blutë e Londrës

Skuadra e Chelseat ka shënuar edhe golin e gjashtë në ndeshjen ndaj Wolves, e vlefshme për javën e dytë në Premier League.

Golin e gjashtë e shënoi Joao Felix, transferimi më i ri i Bluve të Londrës, shkruan Indeksonline

Felix shënoi gol të bukur pas një asisti nga Pedro Neto në minutën e 80’të.

Kujtojmë që golat tjerë për ekipin e Enzo Marescas i shënuan: Madueke (3), Palmer dhe Jackson./Indeksonline/