Joao Felix, ylli që po humb shkëlqimin

Gjatë kohës sa ishte te Benfica, Joao Felix, realizoi 20 gola dhe dhuroi 11 asiste brenda 43 ndeshjeve, gjë që edhe mori vëmendjen e ekipeve më të mëdha evropiane, të cilat nuk ngurruan të “hapnin” arkat për djaloshin 20- vjeçar.
Por, ishte Atletico Madridi, i cili fitoi garën për shërbimet e tij, duke derdhur plot 126 milionë euro vetëm për ta marrë yllin që po shkëlqente atëkohë.
Dhe dukej se ishte transferim i qëlluar kur në fazën parapërgatitore gjatë turneut International Champions Cup realizoi tri gola.
Por, formën e njëjtë dështoi ta tregonte gjatë ndeshjeve zyrtare me ekipin spanjoll, shkruan Indeksonline.
Pas 24 ndeshjeve, ylli portugez ka vetëm 4 gola dhe dy asiste, ndërsa ka tetë ndeshje që nuk e ka shijuar golin, prej datës 11 dhjetor kur i realizoi Lokomotiva e Moskës në fitoren e madrilenëve 2:0.
Felixi konsiderohej personi adekuat për ta zëvendësuar Ronaldon te Portugalia, por momentalisht, nuk është në rrugën e duhur./Indeksonline/