75 Mall Live Search
13:58 / E Mërkurë, 21 Gusht 2024 / MSH

Joao Felixi rikthehet te Chelsea

Joao Felixi është rikthyer te Chelsea, kësaj radhe jo si huazim.

Sulmuesi portugez përfundimisht ka ndarë rrugët aspak të lehta me Atletico Madridin, shkruan Indeksonline.

Pas dy sezoneve i huazuar, një herë te Chelsea (2023), e më pas te Barcelona (2023/24), ai përfundimisht do të vesh fanellën e “Bluve” të Londrës.

Transferimi i tij po bëhet me kosto prej 46.3 milionë funtesh, teksa Felixi ka përfunduar testimet mjekësore.

24-vjeçari pritet të jetë nën direktivat e “bluve” për gjashtë vjetet e ardhshme, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër vit.

Sa ishte në Chelsea si huazim, Felixi shënoi 4 gola në 16 ndeshje./Indeksonline/