09:39 / E Hënë, 10 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Joaquin Phoenix, shpërthen në lot gjatë marrjes së çmimit, kujton vëllanë e ndjerë!

Aktori i njohur me filmin “Joker”, Joaquin Phoenix shpërtheu në lot, duke e cituar vëllanë e tij të ndjerë River, teksa po pranonte trofeun e aktorit më të mirë në ceremoninë e 92-të të ndarjes së çmimeve, “Oscar”.

45-vjeçari me origjinë nga Puerto-Rico, ishte vetëm 19 vjeç kur vëllai i tij River, në moshën 23- vjeçare vdiq nga doza e tepërt e morfinës dhe kokainës, transmeton Indeksonline.

“Unë mendoj se ai (Riveri) ka qenë frymzim për çdo gjë që kam bërë dhe kam arritur deri sot”, tha ndër të tjera, i përlotur Joaquin.

Phoenix gjithashtu parashikoi se vëllai i tij i vogël do të bëhej aktor shumë më i suksesshëm, ndërsa ai frymëzoi edhe motrën dhe shokun e tij të fëmijërisë për t’u bërë aktorë. /Indeksonline/