75 Mall Live Search
12:00 / E Enjte, 09 Janar 2025 / AR

Joe Biden bëhet stërgjysh

Joe Biden u bë stërgjysh.

Mbesa e tij Naomi Biden lindi të mërkurën në Kaliforni, transmeton Indeksonline.

“Lajmi i mirë është se unë jam stërgjysh që nga sot”, i tha Biden, 82 vjeç, një turme gazetarësh.

Ai shtoi se mbesa e tij ka sjell në jetë një “vajzë 4.6 kilogramë”, por ai është korrigjuar shpejt dhe ka thënë, “është djalë”.

Bashkëshortja e tij, Jill Biden, ka postuar në Instagram foton e tyre të parë së bashku me nipin.

“Ne jemi krenarë që ju prezantojmë me stërnipin tonë”, shkroi Jill, 73 vjeçe, në Instagram./Indeksonline/