75 Mall Live Search
18:59 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Joe Biden dhe gruaja e tij dalin negativ për Covid-19

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden së bashku me gruan e tij janë testuar për koronavirus.

Biden përmes një njoftimi në Facebook tha se kanë testuar negativ për Covid-19, teksa ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCovid, shkruan Indeksonline.

“Jam i lumtur të ju tregoj se unë dhe Jill kemi testuar negativ për COVID. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja shqetësuese. Shpresoj që kjo të shërbejë si një kujtesë: mbart një maskë, mbaj distancën shoqërore dhe laji duart”, ka shkruar ai.

Testimi i tyre vjen pasi që morën pjesë në një debat televiziv me Donald Trump, i cili rezultoi pozitiv së bashku me gruan, Melania Trump./Indeksonline/