Joe Biden do ta fitojë edhe Nevadën, sipas CNN

Joe Biden do ta fitojë edhe Nevadën, sipas projeksionit të CNN, duke marrë kështu edhe një shtet tjetër pasi që mori votat e duhura elektorale për t’u bërë president.
Në Nevada janë gjashtë vota elektorale ‘në lojë’ që i çon votat elektorale të demokratit Biden në 279.
Kush kishte fituar në vitin 2016 në Nevada?
Ish-kandidatja demokrate Hillary Clinton e kishte fituar shtetin, derisa presidenti Donald Trump kishte fituar zgjedhjet e përgjithshme.